Bushati-Gentiloni: Sfidat e sigurisë
kërkojnë koordinim mes shteteve 

Bushati-Gentiloni: Sfidat e sigurisë<br />kërkojnë koordinim mes shteteve 
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko-Joniane (Këshilli Adriatiko-Jonian) dhe të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian(EUSAIR).
 
Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi se, "me Strategjinë EUSAIR, ne kemi ndërmarrë një hap cilësor në bashkëpunimin rajonal të pellgut të Adriatikut dhe Jonit”.
 
“Qasja makro-rajonale përbën për rajonin tonë një model të ri të qeverisjes shumë-nivelesh, që sjell së bashku institucionet e BE-së, vendet e rajonit në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, partnerë ekonomiko-socialë dhe organizata të shoqërisë civile”.
 
Gjithashtu, në kuadër të këtij Ministeriali, ministri Bushati zhvilloi takime me homologun kroat Kovaç dhe atë italian Gentiloni.
 
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Paolo Gentiloni, dy ministrat biseduan për një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh me interes reciprok, agjendën evropiane të Shqipërisë, ndërveprimin në kuadër të Procesit të Berlinit, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, sfidat e sigurisë në Mesdhe dhe koordinimin e veprimeve në rrafshin shumëpalësh.
 
Gjatë takimit, ata u ndalën në masat e vendeve anëtare dhe atyre kandidate për përballimin e krizës së refugjatëve, si dhe nevojën për një koordinim më të mirë në përgjigjen ndaj sfidave të sigurisë.
 
Palët gjithashtu nënvizuan rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, ku Ministri Bushati e njohu homologun italian mbi masat e marra nga qeveria shqiptare në funksion të përmirësimit të frymës së biznesit ne vend.
 
Më tej, duke falënderuar për ndihmën e dhënë nga qeveria dhe institucionet italiane për përpjekjet tona dhe proceset integruese të Shqipërisë në BE, Ministri Bushati e informoi homologun italian për zhvillimet politike në vend, prioritetet dhe reformat e ndërmarra, duke shprehur bindjen se mbështetja e pakushtëzuar e Italisë mike do të vijojë edhe në koordinimin e përpjekjeve për hapin e ardhshëm, atë të hapjes së negociatave për anëtarësim.
 
Ministri Bushati shprehu kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe me Italinë si një aleat strategjik i natyrshëm, me lidhje të ngushta e të veçanta si dhe rëndësinë që ka Italia për Shqipërinë e shqiptarët dhe anasjelltas.
 
Ai vlerësoi dialogun intensiv politik mes dy vendeve dhe bashkëpunimin miqësor të dëshmuar së fundmi edhe në fushën e shërbimeve konsullore. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!