Bushati homologut boshnjak: Votë
pro në NATO, por njihni Kosovën

Bushati homologut boshnjak: Votë<br />pro në NATO, por njihni Kosovën
Shqipëria ndjek politikën e dyerve të hapura për vendet që kërkojnë të anëtarësohet në NATO, kjo edhe për Bosnje Hercegovinë. Gjatë takimit me homologun boshnjak Igor Crnadak, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkoi që ky shtet të njohë Kosovën shtet i pavarur.

Në këtë kuadër, Bushati i kërkoi kolegut të tij boshnjak mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale të A-5 dhe RACVIAC si dhe njohjen e saj si shtet i pavarur.
 
Po ashtu dy kryediplomatët u angazhuan për forcimin bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa theksuan nevojën e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe zgjerimin e kuadrit ligjor me një sërë marrëveshjesh të reja dypalëshe.

Gjatë takimit, dy ministrat e jashtëm biseduan mbi bashkëpunimin dypalësh me fokus të veçantë në atë ekonomik dhe tregtar. Ata theksuan nevojën e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe zgjerimin e kuadrit ligjor me një sërë marrëveshjesh të reja dypalëshe.

Gjithashtu, ministrat trajtuan çështjet e integrimit euro-atlantik të vendeve të rajonit si dhe zhvillimet e fundit në kuadrin e Procesit të Berlinit në prag të takimit të ardhshëm të Vjenës.

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua mes dy Ministrave “Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë- Hercegovinës mbi lëvizjen e ndërsjellë të qytetarëve me Karta Identiteti”. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator