Bushati: Influenca e Rusisë nuk
mund të jetë pozitive

Bushati: Influenca e Rusisë nuk<br />mund të jetë pozitive
Ministri i Jashtëm,Ditmir Bushati në një deklaratë të tij ka thënë se Rusia nuk është e nuk mund të jetë kurrësesi një alternative e besueshme për askënd në rajon, duke shtuar se influenca e saj nuk mund të jetë pozitive.
 
“Rusia ka bërë në pak muaj shumë deklarata publike mbi ngjarjet në Maqedoni sesa gjatë dy dekadave të kaluara. Ajo vazhdon të ketë një qëndrim aktiv të hapur kundërshtues ndaj Kosovës. Hetimet mbi planin e dështuar për të krijuar kaos dhe destabilizuar Malin e Zi i ka çuar autoritetet e atij vendi të drejtojnë gishtin ndaj Moskës”, ka thënë Bushati.
 
Gjithashtu ministri i Jashtëm  ka shtuar se Rusia “ nuk humbet më asnjë rast për të vënë në dukje se çdo vështirësi që hasin vendet e rajonit e kanë origjinën tek ndërhyrja nga jashtë e Bashkimit Evropian”.
 
 
Deklaratat e vendeve të treta(Rusisë) në lidhje me zhvillimet në Maqedoni, e jo vetëm, kanë qenë pothuajse më të shpeshta sesa ato të BE-së dhe SHBA-së. Gjithashtu, Rusia është shprehur ashpër edhe mbi rrezikun e krijimit të  “Shqipërisë së Madhe” dhe kundër lirimit të Haradinaj. A po mundohet të pozicionohet Rusia si një alternativë e BE-së dhe SHBA-së në rajon?
 

Roli, aktiviteti dhe ndikimi i Rusisë në rajon vlen të analizohet me kujdes. Në realitet, Rusia nuk ka qenë asnjëherë shumë larg rajonit kjo edhe për shkak të lidhjeve të ndryshme historike, politike, ekonomike, tregtare, ushtarake e shpirtërore që ka me vende të veçanta. Por, shkalla e implikimit të saj në rajon këto dy vitet e fundit është e pazakontë. Dua të theksoj se ne duam të kemi marrëdhënie normale me Rusinë dhe jemi të gatshëm të eksplorojmë fushat me interes. Por, kemi ndërkohë jo pak gjera që na ndajnë. Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në rajon, shprehet hapur kundër veprimtarisë së Bashkimit Evropian me vendet tona dhe po mundohet përmes mjeteve të saj të propagandës të promovojë vlera, parime e ide që shkojnë në drejtim të kundërt me ato që ka zgjedhur rajoni. Rusia ka bërë në pak muaj më shumë deklarata publike mbi ngjarjet në Maqedoni sesa gjatë dy dekadave të kaluara. Ajo vazhdon të ketë një qëndrim aktiv e hapur kundërshtues ndaj Kosovës. Hetimet mbi planin e dështuar për të krijuar kaos dhe destabilizuar Malin e Zi i ka çuar autoritetet e atij vendi të drejtojnë gishtin drejt Moskës. Rusia nuk humbet më asnjë rast për të vënë në dukje se çdo vështirësi që hasin vendet e rajonit e ka origjinën tek ndërhyrja nga jashtë e Bashkimit Evropian. Në këtë këndvështrim, influenca e saj nuk mund të jetë pozitive dhe e mirëpritur. Prandaj, edhe bashkimi i saj vazhdimisht me zërat që flasin për Shqipërinë e Madhe duhet parë në këtë kontekst. Ne mendojmë se Rusia nuk është e nuk mund të jetë kurrsesi alternativë e besueshme për askënd në rajon. Ne nuk besojmë se ndokush në rajon është aq naiv sa të joshet nga e ashtuquajtura ofertë ruse përkundrejt asaj që ofron procesi euroatlantik. Në çdo rrethanë, kjo nuk është se nuk do të jetë ndonjëherë zgjedhja jonë. Por, një gjë duhet pasur mirë parasysh: aktorët e tretë, cilëdo qofshin, do të shfrytëzojnë çdo hapësirë të lirë veprimi që do t’u mundësojnë mangësitë e gabimet tona të brendshme si dhe mungesa e vëmendjes, tërheqja apo mefshtësia e BE-së dhe e partnerëve të tjerë. Prandaj është e shumë e rëndësishme që projekti evropian të jetë më dinamik, më konkret dhe i shpejtë e më rezultativ. Komisioneri Hahn ka plotësisht të drejtë kur thotë se BE-ja duhet të eksportojë më shumë stabilitet që të mos importojë paqëndrueshmëri nga Ballkani Perëndimorë. Është shumë e rëndësishme që kjo të përkthehet qartë në realitet dhe ne jemi të gatshëm dhe totalit të angazhuar në këtë rrugë.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi