Bushati: Ja qarkorja për Ristanin
'numëro' votat në kuti të gabuara

Bushati: Ja qarkorja për Ristanin<br />'numëro' votat në kuti të gabuara
TIRANE - Ministri i jashtën Ditmir Bushati në fjalën e tij në Kuvend ka hedhur sot akuza të rënda për paraardhësit e tij në ministri.

Bushati tha se ai ka gjetur një sërë qarkoresh të firmosura nga ish-ministri i jashtëm në të cilat i bëhej një interpretim punës së Arben Ristanit se si duhet të numëroheshin votat që gjendeshin në kuti të gabuara.

Ristani ishte kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor në zgjedhjet vendore të vitit 2011, që korrespondon edhe me zgjedhjet në të cilat u shpall fitues për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha.

"Kam mbajtur shënime sot dhe kam mësuar shumë gjëra që nuk i dija se paska diplomaci territoriale, shëndetësore, thashethemore. Do kisha preferuar qe sot të kishim një debat por diplomacinë energjetike aq më tepër kur rryma e jugut është mbyllur dhe sot TAP ka një rëndësi edhe me të madhe. Do kisha dashur të flisnim dhe për diplomacinë e aktorëve të tretë në rajon, për vijat e kuqe që duhet të kemi. Po opozita jonë nuk do që të flasë për këto gjëra. Kur unë kam ardhur në zyrën e ministrit të Jashtëm kam gjetur një sërë qarkoresh për diplomatët tanë që shërbenin në vende të ndryshme të BE. kishte qarkore pafund për të gjithë ata që ka mburrur Berisha se i ka zgjedhur vetë. Kam gjetur edhe qarkore ku ndërtoheshin procese gjyqësore se si dhe kujt duhej t’i vihej faji, kam gjetur qarkore ku i bëhej një interpretim punës së Arben Ristani, se si duhet numëruar vota në kutinë e gabuar. Kam gjetur qarkore ku tentohej që të transformohej një sallë gjyqi ku secili bën akuza dhe askush si merr mbrapsht". 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…