Bushati: Kriza e emigrantëve të
mos ndikojë në zgjerimin e BE-së

Bushati: Kriza e emigrantëve të<br />mos ndikojë në zgjerimin e BE-së
Ministri Bushati i pranishëm në konferencën e 7 të ministrave të jashtëm të Europës Juglindore tha se kriza e emigrantëve të kohëve të fundit nuk duhet të ndikojë në zgjerimin e BE-së dhe për këtë duhet të tregohet mjaft kujdes.

Sa i takon procesit integrues të Shqipërisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Steinmeier, u shpreh se: "Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe duhet të vijojë tashmë me detyrën e vështirë të një reforme tërësore dhe të thellë të sistemit të drejtësisë”.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Gentiloni, ka deklarur se Shqipëria ka vijuar me reformat dhe duhet të vazhdojë përpjekjet për të ecur së shpejti drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. “Italia është angazhuar në procese kreative të bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë trilateralin Shqipëri-Itali-Serbi, Iniciativën e vendeve të Evropës Qendrore si dhe Strategjinë e BE-së për Makro Rajonin Adriatiko-Jonian”, tha Gentiloni.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu takime në Bundestag si dhe në Kancelarinë Federale për të këmbyer pikëpamje mbi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe zhvillimet më të fundit në rajon.

bushati

Paketa e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, metodologjia e re e Komisionit Evropian në këtë drejtim, kriza e refugjatëve dhe migracioni, lufta kundër terrorizmit si dhe politikat e integrimit në strukturat Euro-Atlantike, kanë qenë në qëndër të diskutimeve në konferencën e mbajtur në Berlin

Lidhur me zhvillimet më të fundit dhe krizat migratore me të cilat përballen sot BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ministrat vunë theksin në impaktin që kanë fenomene të tilla në jetën e përditshme të qytetarëve si dhe nevojën për një qasje kolektive në përballimin e tyre. Ata kanë bërë thirrje për solidaritet, përgjegjshmëri dhe bashkëpunim pragmatik mes vendeve anëtare dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

I pranishëm në këtë konferencë ka qenë edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili është ndalur në forcën gravitacionale të BE-së si faktori kryesor në formësimin e jetës ekonomike, politike dhe sociale ne Ballkanin Perëndimor, si dhe kujdesin që duhet të tregohet, në mënyrë që kriza të tilla si ajo e refugjatëve të mos ndikojnë në politikën e zgjerimit të BE-së. “Ndërsa Ballkani Perëndimor ka operuar mbi një pakt stabiliteti, procesi i Berlinit mundësoi krijimin e një pakti ndërlidhshmërie dhe tashmë vendet tona janë në kërkim të një pakti demokracie dhe zhvillimi" ka thënë Bushati.

bushati

Sa i takon procesit integrues të Shqipërisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Steinmeier, u shpreh se: "Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe duhet të vijojë tashmë me detyrën e vështirë të një reforme tërësore dhe të thellë të sistemit të drejtësisë”.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Gentiloni, ka deklarur se Shqipëria ka vijuar me reformat dhe duhet të vazhdojë përpjekjet për të ecur së shpejti drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. “Italia është angazhuar në procese kreative të bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë trilateralin Shqipëri-Itali-Serbi, Iniciativën e vendeve të Evropës Qendrore si dhe Strategjinë e BE-së për Makro Rajonin Adriatiko-Jonian”, tha Gentiloni.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu takime në Bundestag si dhe në Kancelarinë Federale për të këmbyer pikëpamje mbi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe zhvillimet më të fundit në rajon.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike