Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe të vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Amsterdam. Diskutimet në këtë takim u përqendruan mbi përballjen me krizën e refugjatëve, si dhe mbi efektet anësore të kësaj krize për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Kryediplomati shqiptar ka insistuar mbi efektet destabilizuese të krizës së refugjatëve mbi proceset zhvillimore dhe reformuese të rajonit.
Sipas Bushtatit, Shqipëria do të qëndrojë konsistente me angazhimet që ka marrë kundrejt partnerëve evropian që prej tetorit të vitit të kaluar. Në kuadër të punimeve të ministerialit, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati kreu gjithashtu bisedime me disa homologë, fokusi i të cilave ishte ecuria e reformave shtet-ndërtuese, në kuadër të pesë prioriteteve kyçe për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com