Bushati: Kriza e refugjatëve, e ndarë nga procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimo

/ATSH/ -Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjesë në Konferencën vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Vishegradit (Çeki, Hungari, Poloni, Sllovaki) dhe atyre të Ballkanit perëndimor, që u zhvillua sot në Pragë.
Zyra për shtyp e ministrisë së Jashtme, informon se krahas bisedimeve për mekanizmat e përforcimit të bashkëpunimit rajonal, në kuadër të procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, patën një rendësi të veçantë dhe diskutimet mbi rezultatet e raporteve të Komisionit Evropian për vendet e rajonit.
Gjatë bisedimeve Ministri Bushati theksoi se "kriza e refugjatëve nuk duhet të përbëjë kurrsesi pengesë dhe duhet parë e ndarë nga  procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor."
"Kriza aktuale ka treguar ndërvarësinë midis vendeve anëtare dhe atyre kandidate çka e bën të nevojshme qasjen gjeostrategjike të BE-së kundrejt këtij fenomeni", u shpreh ministri Bushati.
Në një deklaratë të përbashkët, vendet e Vishegradit shprehen gatishmërinë për të asistuar me hapa  teknike dhe financiare ngritjen e një rrjeti efektiv koordinatoresh, për të siguruar një bashkëpunim të qëndrueshëm me partnerët e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër trafikimit dhe kontrabandës.
Gjatë qëndrimit në Çeki ministri Bushati mori pjesë edhe në Samitin Evropian të Pragës, qëllimi i të cilit është të stimulojë debatin mes politikëbërësve të nivelit të lartë dhe opinionbërësve nga e gjithë Evropa për çështje që shqetësojnë sot Bashkimin Evropian

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh