Bushati kundër Nishanit për BSH:
Sejko, kandidat i papërshtatshëm

Bushati kundër Nishanit për BSH:<br />Sejko, kandidat i papërshtatshëm
TIRANE - Deputeti socialist Ervin Bushati, njëherësh anëtar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë ka lënë të kuptohet se kandidatura e Presidentit Nishani për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është e papërshtatshme. Sipas Bushatit, kreu i r ii BSH-së duhet të ketë njohuri makroekonomike e të politikave monetare dhe jo vetëm një njeri që vjen nga Bankat.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bushati tha se ka ardhur koha që kreu i Bankës së Shtetit të jetë një person që nuk vendos vetëm për normën e interesit për bankat në vend. Megjithatë ai tha se dekreti i Presidenti Nishani për Gent Sejkon guvernator të BSH-së nuk ishte pjesë e diskutimeve të grupit të PS-së
të Presidencës.

Për mendimin tim si ekonomist jam i gjykimit që nuk duhet parë vetëm tek fusha e atyre që vijnë me background nga banka sepse guvernatori në radhë të parë është një njeri që duhet të kuptojë mirë politikat ekonomike dhe më shumë konceptet makro sesa ka të bëjë me punën ditë për ditë të bankave të nivelit të tyre apo tregtare. Mendoj se duhet parë më gjerë se dikush që thjesht është marrë me bankat. Kjo mund të ishte një avantazh, por për mendimin tim nuk është kryesore. Dikush me një bacgropun më të mirë edhe në Akademi pse jo, që i kupton më mirë politikat ekonomike dhe ato monetare që gjithmonë e më shumë duhet të jetë në mbështetje të ekonomisë sidomos këtë kohë që kemi periudhë ngërci dhe ku hapi i politikës monetare ka mbetur vetëm tek ulja enivelit të interesit që mesa duket për disa momente nuk po jep akoma ato që pritet”, u shpreh Bushati. 

Presidenti Bujar Nishani i propozoi të dielën Kuvendit emrin e Gent Sejkos për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

“Zoti Gent Sejko i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin e bërë publik në faqen online.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim