Bushati: Marrëveshje me Malin e
Zi për bashkëpunim në shëndetësi

Bushati: Marrëveshje me Malin e<br />Zi për bashkëpunim në shëndetësi
Gjatë vizitës në Malin e Zi, kryeministri Rama shoqërohej nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
 
Me iniciativën e dy kryeministrave, në muajin tetor do të mbahet mbledhja e përbashkët e të dy qeverive në Shkodër, me synimin për të fuqizuar e intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe, në funksion të përmirësimit të jetës ekonomike dhe sociale të qytetarëve të dy vendeve, veçanërisht përmes konkretizimit të projekteve ndërkufitare, me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm, rritjen ekonomike dhe përmirësimin e jetesës së popullsisë në dy anët e kufirit.
 
Në kuadër të kësaj vizite, Ministrat e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Srdan Darmanovic nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, e cila parashikon shkëmbime në fushën mjekësore, përforcim kapacitetesh e ekspertizë të ndërsjellë.
 
Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Ministri Bushati patën një takim të posaçëm në qytetin e Ulqinit me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Malin e Zi.
 
Bashkëbiseduesit u ndalën mbi pritshmëritë e shqiptarëve në Malin e Zi për sa i përket përmbushjes së të drejtave të tyre, zhvillimit kulturor dhe ekonomik, si dhe mbi ecurinë e projekteve të ndërsjellta në zonat ndërkufitare.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ U ekstraduan nga Dubai, pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ U ekstraduan nga Dubai, pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë