Bushati me homologët në OKB 
Loboni për njohjen e Kosovës 

Bushati me homologët në OKB <br />Loboni për njohjen e Kosovës 
Gjatë qëndrimi të tij në punimet e Sesionit të 70 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar disa takime me homologun e Arabisë Saudite, Koresë së Jugut, Kazakistanit dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Palët diskutuan për marrëdhëniet mes vendeve, bashkëpunimin ekonomik dhe terrorizmin.

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite Adel Al-Jubeir, Bushati falënderoi homologun për mbështetjen e deritanishme dhënë ndaj Kosovës dhe inkurajoi që ajo të vijohet edhe me kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO. Gjithashtu, Bushati kërkoi mbështetjen e Arabisë Saudite për të lobuar në njohjen e mëtejshme të Kosovës nga vendet e Ligës Arabe, ku roli i Arabisë Saudite në këtë drejtim është tepër i rëndësishëm.

 Edhe në takimin e zhvilluar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Koresë e Jugut, palët evidentuan potencialin e lartë të pa shfrytëzuar mes dy vendeve, veçanërisht në mundësitë e kompanive koreane për të investuar në Shqipëri në fusha si energjia, miniera, elektronika, industria kimike, infrastruktura, turizmi. Bushati vlerësoi si të rëndësishme krijimin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kore e Jugut dhe mbajtjen e një forumi biznesi i cili do të afrojë bizneset e të dy vendeve për bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Të dy Ministrat nënshkruan Marrëveshjen mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Koresë mbi Bashkëpunimin Ekonomik, e cila do të nxisë marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve në fushat me interes reciprok.

Edhe në takimin me homologun e Kazakistanit, Erlan Idrissov ministrat dikutuan mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik.

Ministri Bushati zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Iyad Ameen Madani, ku kërkoi mbështetjen e organizatës për njohjen e mëtejshme të Kosovës nga vendet anëtare të saj. 


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool