Ditmir Bushati ka zhvilluar një vizitë në Hungari me homologun e atij vendi Peter Szijjato. Ministrat kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve dhe janë shprehur të gatshëm t’i intensifikojnë më tej duke e vënë theksin tek bashkëpunimi ekonomik me qëllim kryesor thithjen e investimeve hungareze në tregun shqiptar.

Gjatë takimit u theksua se brenda vitit do të rivendoset linja ajrore direkte Tiranë-Budapest ndërkohë që ministri shqiptar e ka njohur hungarezin me kursin e reformave të ndërmarra nga qeveria në kuadër të integrimit evropian.

Ministri Szijjarto ka ofruar mbështetje të pakufizuar drejt negociatave të menjëhershme për anëtarësimin e Shqipërisë dhe ka vlerësuar rolin e Shqipërisë si një vend anëtar në NATO.

bushati ne hungari

bushati ne hungari

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com