Bushati me homologun portugez: Të
bashkëpunojmë në fushën ekonomike
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Portugeze ku pati bisedime me Ministrin portugez të Punëve të Jashtme Augusto Santos Silva, ku në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorin ekonomik
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Portugeze ku pati bisedime me Ministrin portugez të Punëve të Jashtme Augusto Santos Silva, ku në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorin ekonomik
Gjatë takimit, dy ministrat konfirmuan vullnetin për të thelluar me tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe për të dakordesuar një sërë marrëveshjesh që do të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për bashkëpunimin ekonomik dhe do të dinamizojnë ndërveprimin në fusha si turizmi dhe trajnimi profesional.
"
Reformat tona shtet-konsoliduese kanë si fokus kryesor përforcimin e sundimit të ligjit në ekonomi. Ky është gur-themeli i programit tonë për më shumë zhvillim ekonomik, një klimë të përmirësuar për bizneset dhe një mjedis më të sigurt për investimet evropiane, përfshirë ato portugeze, në Shqipëri", u shpreh Ministri Bushati.
Bisedimet dypalëshe u ndalën edhe mbi ecurinë e proceseve integruese në Shqipëri dhe në rajon. Ministri Bushati e njohu homologun portugez mbi progresin e bërë nga Qeveria shqiptare në adresimin e pesë prioriteteve kyçe, ku finalizimi i reformës në drejtësi mbetet e një rëndësie parësore në funksion të hapit të radhës në procesin e integrimit të Shqipërisë. "
Dëshiroj të falënderoj Qeverinë e Portugalisë për mbështetjen e pandryshuar në avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë ", tha Ministri Bushati.
Ministrat shkëmbyen gjithashtu mendime në lidhje me situatën në rajon, krizën e refugjatëve, efektet anësore të kësaj krize për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe sfidat e sigurisë, duke ndarë mendimin mbi nevojën për një koordinim edhe më të ngushtë në përballimin e tyre. Në këtë kontekst, Ministri Santos Silva u shpreh se "
Shqipëria luan një rol kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor".
Gjatë vizitës në Lisbonë, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, Sousa Pinto ku pala portugeze u njoh me zhvillimet në vendin tonë, hapat e ndërmarra në procesin e integrimit evropian dhe kontributin e Shqipërisë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal.
Një tjetër element i rëndësishëm i vizitës së Ministrit Bushati në Portugali ishte dhe ceremonia e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Rajonin e Lisbonës, e cila vjen të përforcojë rrjetin ekzistues të konsullatave të nderit në Porto dhe Madeira.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
23%
-
As i mirë as i keq
32.2%
Vota total: 1802
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale
26 Dhjetor, 22:50
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:48
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02