Ministri Bushati diskuton përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit me ministrin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme Alan Duncan
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është takuar sot me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alan Duncan. Diskutimi u përqendrua në shkëmbimin e mendimeve lidhur me Samitin e Procesit të Berlinit të vitit 2018 që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministri nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së fokusit të Procesit të Berlinit tek mbështetja për integrimin evropian të vendeve të rajonit tonë, nëpërmjet forcimit të ndërlidhjes infrastrukturore dhe ekonomike midis vendeve të rajonit dhe me Bashkimin Evropian.
Ministri britanik e cilësoi mbajtjen e Samitit të ardhshëm në Britani si shprehje të ruajtjes së angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin tonë dhe në Evropë, edhe pas vendimit për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.
Palët disktutuan gjithashtu rrugët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
[gallery]24579[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.8%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2775
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO
19 Maj, 10:09
-
Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron këtë javë në Tiranë, takim me Ramën e Begaj! Në fokus emigracioni i paligjshëm
19 Maj, 09:46
-
Gara shpejtësie me lamborghini në Tiranë, gjobitet reperi Don Xhoni (VIDEO+FOTO)
19 Maj, 09:35
-
Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…
19 Maj, 09:09
-
Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'
19 Maj, 08:43
-
Kush janë 5 finalistët e Big Brother VIP, ja kush e la shtëpinë
19 Maj, 08:36
-
Operacioni i SPAK, Sula: Bandat drejtojnë si zara drejtuesit e policisë, detyrojnë dhe ministrat të çohen në mes të natës për hallet e tyre
19 Maj, 08:30
-
Përçarje në Izrael, ministri i kabinetit të luftës ultimatum Netanyahut: Një plan për qeverisjen e Gazës ose ikim nga qeveria
19 Maj, 08:12
-
Aksident i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, makina futet mes për mes trafik ndarëses! Drejtuesja në gjendje të rëndë (VIDEO)
19 Maj, 07:54
-
Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah
19 Maj, 07:37
-
Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot
19 Maj, 07:23
-
Me kalimin e ditëve...dëshira për hakmarrje rritet...çfarë thonë yjet për ju sot
19 Maj, 07:08