Bushati: Mirëpresim praninë e
kompanive e ekspertizës amerikane 

Bushati: Mirëpresim praninë e<br />kompanive e ekspertizës amerikane 
Ministri Bushati theksoi edhe njëherë angazhimin e qeverisë shqiptare për mikpritjen e pranisë në vend  të kompanive dhe ekspertizës amerikane. Këtë ministrii jashtëm i’a bëri me dije  zëvendës ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit për çështjet e Evropës dhe Euro Azisë Hoyt Hee gjatë një takimi zyrtar në ambientet e Ministrisë së Jashtme.
Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhënien strategjike mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për thellimin dhe materializimin e bashkëpunimit me një kalendar konkret dhe gjithëpërfshirës, bazuar në Deklaratën e Përbashkët për Partneritet Strategjik Shqipëri-SHBA dhe Planin e Veprimit.

Nga ana e tij, Zv/Ndihmës Sekretart Hee vlerësoi përparimin e Shqipërisë drejt realizimit të aspiratës së saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe reformat për forcimin e shtetit ligjor. Ai konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE, duke inkurajuar vazhdimin e punës për të zbatuar reformat e nevojshme, forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet. Gjithashtu, Hoyt Yee vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe kontributin e saj si një partnere e vendosur për sigurinë globale, si një aleate e fortë në NATO dhe si një forcë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Të dypalët u ndalën dhe në zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e angazhimit të SHBA-së në Ballkan dhe rolin e Shqipërisë si një aktor dinamik dhe konstruktiv në Ballkan.Gjatë takimit u diskutua dhe për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Ministri Bushati shprehu angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për të krijuar kushtet për një proçes të drejtë e të ndershëm zgjedhor, në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke i cilësuar zgjedhjet si një provë litmusi për demokracinë.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot