Bushati-Mitov: Kriza në Maqedoni
shohim përpjekje për destabilizim
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë në Bullgari ku u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë Daniel Mitov, dhe Kryetaren e Kuvendit Tsecka Tsacheva. Të dy ministrat pasi vlerësuan marrdhëniet e mira mes dy vendeve, theksuan se është me rëndësi ndërlidhja energjetike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, nëpërmjet Maqedonisë, duke mundësuar në të ardhmen integrimin e rrjetit elektrik të rajonit me atë të BE-së.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë në Bullgari ku u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë Daniel Mitov, dhe Kryetaren e Kuvendit Tsecka Tsacheva.
Të dy ministrat pasi vlerësuan marrdhëniet e mira mes dy vendeve, theksuan se është me rëndësi ndërlidhja energjetike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, nëpërmjet Maqedonisë, duke mundësuar në të ardhmen integrimin e rrjetit elektrik të rajonit me atë të BE-së.
Referuar zhvillimeve më të fundit në Maqedoni, Ministri Bushati u shpreh se: “Shqipëria dhe Bullgaria, ndajnë të njëjtin vlerësim mbi krizën e shtetit të së drejtës në Maqedoni. Jemi të shqetësuar nga përpjekjet e fundit për të reduktuar dhe degraduar stabilitetin demokratik të vendit. Jemi të interesuar për një Maqedoni të paqtë, multietnike, të qëndrueshme e demokratike e cila mund të ecë përpara në proceset integruese euro-atlantike. Për këtë arsye, mbështesim plotësisht qasjen e BE-së, SHBA-së e Gjermanisë dhe përpjekjet e tyre për të lehtësuar dialogun e nevojshëm politik, i domosdoshëm për të dalë nga kjo krizë”.
Në përfundim të takimit, Ministrat Bushati dhe Mitov nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit në Fushën e Integrimit Evropian mes dy vendeve.
Në takimin me Kryetaren e Kuvendit Tsecka Tsacheva, bashkëbiseduesit u ndalën në bashkëpunimin dypalësh, rrugëtimin evropian të Shqipërisë, zhvillimet rajonale, sfidat e përbashkëta te sigurisë dhe rrugët e përballimit të tyre. Palët çmuan rëndësinë e dimensionit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve parlamentare në funksion të intensifikimit të raporteve dypalësh.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.3%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2520
Lajme të tjera
-
SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)
25 Prill, 09:00
-
Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull
25 Prill, 08:41
-
Filmi italian që mundi 'Barbie'
25 Prill, 08:29
-
Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë
25 Prill, 08:16
-
Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020
25 Prill, 08:10
-
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët
25 Prill, 08:00
-
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion
25 Prill, 07:40
-
Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet
25 Prill, 07:29
-
Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin
25 Prill, 07:16
-
Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot
25 Prill, 07:09
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës
24 Prill, 22:44
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 34.8%, rriten votat për partitë e vogla! PL e Metës mbetet forcë e katërt
24 Prill, 22:33