ATHINE- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati niset për në Athinë në kuadër të Ministerialit të Nismës Adriatiko-Joniane, ku do të takohet me presidentin e greqisë, Karolos Papulias, kryeministrin Andonis Samaras dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos.
 
Takimi i Këshillit të Ministrave NAJ zhvillohet gjatë periudhës që Shqipëria ushtron Presidencën e radhës në këtë nismë dhe do të drejtohet nga ministri Bushati.
 
Kreu i diplomacisë shqiptare është i ftuar të kontribuojë në hapjen e Sesionit të Parë Plenar të Konferencës për EUSAIR, ku pritet të informojë auditorin rreth zhvillimeve të muajve të fundit të Presidencës shqiptare të NAJ, si dhe mbi ecurinë dhe konkluzionet e Takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, zhvilluar paralelisht me Konferencën e EUSAIR.
 
Ministri Bushati do të takohet edhe me emigrantë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)