Bushati në Greqi: Hiqni ligjin e
luftës, çamët u dëbuan tragjikisht

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Greqi, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka qenë mjaft i qartë, kur ka renditur para autoriteteve greke listën e mosmarrëveshjeve me këtë shtet. 

Ndër to cështja çame dhe pronat e këtij komuniteti në Greqi, ligji i luftës dhe pakti detar.

“Nga këndvështrimi i Shqipërisë, mund të evidentohet dëbimi tragjik dhe i dhunshëm i çamëve pas Luftës së Dytë Botërore", tha Bushati.
 
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e Fondacionit grek për Politikën e Jashtme dhe Evropiane para Trupit Diplomatik në Greqi, studiuesve e gazetarëve, Bushati theksoi sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë karakterizohen ende nga një mungese e konsiderueshme mirëbesimi.
 
“Kemi një listë mosmarrëveshjesh të cilat nuk kemi qenë ende në gjendje t'i zgjidhim: Cështja e pronave të sekuestruara të qytetarëve shqiptarë në Greqi gjatë dhe pas LIIB; Cështja e të Drejtave të Njeriut të popullsisë çame dhe pasardhësve të tyre; Delimitimi i zonës ekskluzive ekonomike dhe shelfit kontinental është sigurisht një çështje kyçe“, theksoi ministri, i cili ndër të tjera ka kërkuar dhe shfuqizimin e ligjit të luftës të 10 nëntorit 1940.
 
“Nuk mund të jemi miq dhe armiq në të njëjtën kohë. Kjo situatë është joproduktive, qesharake, dhe ka nevojë për zgjidhje të menjëhershme. Në qoftë se duam të hapim një faqe të re në marrëdhëniet tona, Dekreti Mbretëror i 1940-ës duhet të shfuqizohet, së bashku me efektet e tij,“ shtoi kryediplomati shqiptar.
 
Redaksia Online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë