Bushati në Ministerialin e BSEC:
Shqiperia e angazhuar në rajon
Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, mori pjesë sot në takimin e 31-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), që u mbajt në Selanik të Greqisë. Takimi analizoi zhvillimet më të fundit në rajonin e Detit të Zi dhe zhvillimet kryesore të shënuara gjatë kryesisë gjashtë mujore të Greqisë në këtë organizatë rajonale.
Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, mori pjesë sot në takimin e 31-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), që u mbajt në Selanik të Greqisë.
Takimi analizoi zhvillimet më të fundit në rajonin e Detit të Zi dhe zhvillimet kryesore të shënuara gjatë kryesisë gjashtë mujore të Greqisë në këtë organizatë rajonale.
Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi angazhimin maksimal të Shqipërisë për bashkëpunim rajonal në të gjithë fushat që përbëjnë interes. "Ushtrimi i njëkohshëm i dy presidencave në nismat rajonale, përkatësisht SEECP dhe A5, si dhe mbyllja disa muaj më parë e presidencës në AII, ilustrojnë më së miri këtë angazhim rajonal të Shqipërisë", u shpreh ministri.
Ky takim vjen pas takimit të mbajtur në Nju Jork dhe i shërben forcimit të organizatës dhe dimensionit gjeostrategjik rajonal, si dhe promovimit të projekteve të përbashkëta infrastrukturore.
Në këtë kontekst, ministri Bushati u shpreh se "është e rëndësishme që BSEC të rrisë efektivitetin dhe bashkëpunimin me organizma të tjera dhe BE-ja duhet të jetë një partner i natyrshëm i BSEC. Ngritja së fundmi e Njësisë së Menaxhimit të Projekteve në Organizatë do t'i shërbejë realizmit të projekteve të përbashkëta që do të ngushtojnë diferencat mes vendeve anëtare".
Në fund të këtij aktiviteti u miratuan disa rezoluta që kanë të bëjnë me fuqizimin e veprimtarive të orientuara nga projektet, rritjen e efikasitetit në organizatë, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të BSEC me organizmat e tjerë satelit të tij, të tilla si BSTDB, PABSEC dhe ICBSS.
Gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi ( BSEC), ministri Bushati zhvilloi takime me homologë të vendeve anëtare të BSEC si dhe me Presidentin e Bankës së Tregtisë dhe Zhvillim të Detit te Zi, BSTDB.
Takimi u mbyll me transferimin e kryesisë Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi ( BSEC) tek Moldavia./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46%
-
Gafë
49.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Shqiptari 52-vjeçar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston vrasësin e dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës
9 Janar, 20:27
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51