Bushati në Ministrialin e NATO-s:
Ndihmojmë Afganistanin edhe në 2016

Bushati në Ministrialin e NATO-s:<br />Ndihmojmë Afganistanin edhe në 2016
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, ka dhënë mbështetjen e tij për ndihmën që Shqipëria do i japë Afganistanit edhe gjatë vitit 2016.

Gjatë Ministerialit të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua në Selinë e NATO-s në Bruksel,për dy ditë me radhë, Bushati ka theksuar se “Situata aktuale në Afganistan kërkon vijimin e angazhimit të përbashkët për mbështetjen e autoriteteve afgane, trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit. Në këtë kontekst, Shqipëria do të vijojë të ofrojë  kontributin saj në Afganistan edhe gjatë vitit 2016. Vendi ynë është i vendosur të qëndrojë atje për sa kohë të jetë e nevojshme” ka thënë Bushati.

Bushati, ndërkohë përshëndeti vendimin e vendeve aleate kuadër dhe atyre partnere për vijimin e Misionit “Resolute Support”, duke nënvizuar në të njëjtën kohë rëndësinë e ndërmarrjes së masave më të forta nga ana e autoriteteve afgane për të përballuar sfidat e sigurisë. 

Bushati renditi një sërë sfidash me të cilat po përballet sot Aleanca, që nga situata në Siri, sulmet terroriste, sidomos ato të Ankarasë dhe Parisit, krizën humanitare të refugjatëve dhe infiltrimin e mundshëm të elementëve terroristë, të cilat tregojnë qartë se rreziku nuk ndodhet më përtej kufijve të Aleancës, por ka mbërritur brenda saj. 

“Efikasiteti në luftën kundër terrorizmit kërkon një koordinim më të harmonizuar brenda Aleancës dhe mes organizatave ndërkombëtare dhe një ndërveprim komplementar NATO-BE, ku NATO është më e aftë në parandalimin e konflikteve dhe BE-ja në konsolidimin e paqes” theksoi ai.

Ministeriali i NATO-s, veç të tjerave, shërbeu si një udhërrëfyes për drejtimin politik të vendeve Aleate drejt Samitit te ardhshëm të NATO-s, i cili do të mbahet me dt. 8-9 korrik 2016 në Varshavë. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!