Bushati në OKB, takon zv/Presidentin
 e KE:Shqipëria progres me reformat

Bushati në OKB, takon zv/Presidentin<br /> e KE:Shqipëria progres me reformat
Në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me z. Frans Timmermans, Zëvendës President i parë i Komisionit Evropian.

Gjatë takimit, Ministri Bushati shprehu vlerësimin për rolin e Komisionit Evropian në mbështetje të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Ministri  vuri në dukje progresin e arritur nga Shqipëria në procesin e reformave shtet-ndërtuese dhe siguroi për angazhimin dhe vullnetin e plotë të qeverisë për të konsoliduar progresin e shënuar dhe të vlerësuar nga Komisioni Evropian, si në paketën e fundit të zgjerimit, ashtu edhe në kuadrin e Dialogut të Nivelit të Lartë me Komisionin Evropian. Ministri Bushati vuri në dukje se në fokus të përpjekjeve të qeverisë janë reformat që lidhen me sundimin e ligjit, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Zëvendës Presidenti Timmermans vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e reformave që lidhen me pesë prioritetet kyçe, duke shprehur besimin se ajo do të vijojë kursin e reformave shtet-ndërtuese dhe duke nënvizuar rëndësinë që ka reforma në drejtësi për avancimin e saj në rrugëtimin evropian.
 
Lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin në rajon, bashkëbiseduesit  ndanë vlerësimin se procesi i Berlinit ka arritur të prodhojë hapa konkretë pozitivë, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se mund të përmbushin angazhimet që kanë marrë në mënyrë kolektive.
Në vijim, Ministri Bushati dhe z. Timmermans shkëmbyen mendime mbi sfidat me të cilat përballet sot rajoni ynë dhe Evropa. Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë e koordinimit të përpjekjeve në nivel të BE-së dhe në rajonin tonë për një përgjigje kolektive ndaj sfidave të përbashkëta.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool