Bushati në Singapor, intensifikim
ekonomik e politik mes vendeve

Bushati në Singapor, intensifikim<br />ekonomik e politik mes vendeve
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Singapor, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati është pritur në takim nga Kryetarja e Parlamentit të Singaporit, znj. Halimah Yacob. Edhe në këtë takim fokusi ka qenë politika e jashtme dhe forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Në takim, palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh, intensifikimin e kontakteve politike nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë si dhe intensifikimin e diplomacisë parlamentare. Kryefjala e takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare, si dhe u diskutua mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ngjarjet më të fundit ne Azinë Juglindore.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Bushati u prit edhe nga Ministrja pranë zyrës së Kryeministrit, Ministre e Dytë për Mjedisin dhe Burimet Ujore dhe Ministre e Dytë e Punëve të Jashtme të Singaporit, znj. Grace Fu. Gjatë takimit, palët diskutuan mbi intensifikimin e raporteve dypalëshe mes Singaporit dhe Shqipërisë, si dhe zhvillimet më të fundit në dy rajonet respektive. Znj. Fu vlerësoi bashkëpunimin që të dy vendet kanë në organizmat ndërkombëtarë dhe shkëmbimin e mbështetjes reciproke, si një bazë e mirë e intensifikimit të raporteve tona.
 
ditmir bushati singapor

ditmir bushati singapor

Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve