Bushati në Beograd: Vizita e
Ramës s'duhet t'iu shqetesojë

Bushati në Beograd: Vizita e<br />Ramës s'duhet t'iu shqetesojë
BEOGRAD - Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Beogradi ka dënuar incidentin dhe dhunën në ndeshjen Serbi-Shqipëri të zhvilluar në stadiumin Partizani. Ndërsa po merr pjesë në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit, shefi i diplomacisë shqiptare tha se Tirana ka qënë e qartë për dhunën në ndeshjen.

"Kemi qënë shumë të qartë, kemi dënuar të gjitha incidentet, dhunën dhe provokimet që kanë krijuar një klime jo të favorshme midis dy vendeve", deklaroi Bushati. Sa për vizitën e kryeministrit Rama në Beograd, Bushati tha se kjo vizitë nuk duhet t'ju shqetesojë, është një praktike normale në te gjitha vendët evropianë".
 
"Shqiperia është anëtare e NATO-s dhe kandidate në BE, ashtu si Serbia. Ne e nxisim Serbinë që të rishikojë kursin e saj në raport me Perendimin", deklaroi Bushati.

I pyetur mbi projektin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”, Bushati tha: “Për fat të keq, kjo ide ka qenë gjithmonë një makth i Serbisë, ajo kurrë nuk ka qenë pjesë e projektit tonë politik dhe qëllimeve tona politike”. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se pavarësia e Kosovës është një realitet europian dhe nderkombetar. Sipas tij kjo është një çështje që na ndan me Serbine, por jo vetem, ndan dhe Serbinë me Perendimin.

Duke vënë në dukje se ky aktivitet vjen pas Konferencës së Berlinit, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj theksoi nevojën e asistencës financiare të BE-së për të mundësuar realizimin e projekteve infrastrukturore, të cilat janë të domosdoshme si për krijimin e vendeve të punës, ashtu edhe për rritjen ekonomike. Për sa i takon vendeve të rajonit,  Ahmetaj theksoi se bashkërendimi i reformave strukturore dhe koordinimi politikave fiskale do të rezultonte në rritje ekonomike të qëndrueshme dhe zbutje të disbalancave midis vendeve të rajonit.

Vizita e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj i paraprin vizitës së kryeministrit Edi Rama. Serbia është angazhuar të ndjek rrugën europiane, dhe pavarësisht incidenteve në stadiumin "Partizani" në Beograd po zhvillohet konferenca e Ministrave të Jashtëm dhe të Ekonomisë të vendeve të Ballkanit si dhe Komisioni Europian.

Në këtë konferencë marrin pjesë edhe dy ministra nga Kosova, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe ai i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pavarësisht se Serbia nuk njeh pavarësinë.

 
bushati
bushati
bushati

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?