Bushati në Bruksel, takime me Komisionerin Hahn dhe eurodeputetin Kukan


-Në 24 mars mbahet në Tiranë Dialogu Nivelit të Lartë, Shqipëri-BE-
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati prezantoi sot në Bruksel para Komisionit të Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme ecurinë e SEECP gjatë kryesisë shqiptare
TIRANË, 5 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati prezantoi sot në Bruksel para Komisionit të Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme ecurinë e SEECP gjatë kryesisë shqiptare.
Në një postim në rrjetin social "Facebook", ministri Bushati thekson se, "I njoha eurodeputetët me aktivitetet e SEECP gjatë këtij viti duke u ndalur kryesisht në kalendarin e përgatitur nga Kryesia shqiptare.
Në mënyrë të veçantë u ndala në ministerialin e SEECP të zhvilluar në Tiranë, më 23-24 shkurt dhe deklaratën e përbashkët të miratuar kundër terrorizmit".
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati takim me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn
Zhvillova takim me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe me eurodeputetin Kukan, shkruan Bushati.
"Gjatë këtyre takimeve prezantova ecurinë e reformave dhe të përpjekjeve të qeverisë për të përmbushur në kohë kriteret e parashikuara në Udhërrëfyesin për 5 prioritetet kyç. Marrja e një date për hapjen e negociatave për anëtarësim është me rendësi të veçantë për ecurinë e reformave, motivimin e administratës dhe mbështetjen publike", shkruan Ministri Bushati.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati takim me eurodeputetin Eduard Kukan
Në takimin me Komisionerin Hahn konfirmuam se në datë 24 mars do të zhvillohet në Tiranë, takimi i radhës i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, thekson në postimin tij ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen