Bushati: Në pranverë presim që
Greqia të heqë 'Ligjin e Luftës'

Bushati: Në pranverë presim që<br />Greqia të heqë 'Ligjin e Luftës'<br /><br>
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, u shpreh se Tirana pret që brenda pranverës Greqia të shfuqizojë "Ligjin e Luftës". Kryediplomati shqiptar tha se shfuqizimi i këtij ligji do bëjë të mundur që qytetarëve shqiptarë të cilëve u janë sekuestruar pronat në Greqi, t'u kthehen këto prona.

"Për shfuqizimin e Ligjit të Luftës, shpresoj se jemi shumë afër këtij momenti. Çështja e shfuqizimit të Ligjit të Luftës është pjesë e paketës. Kemi marrë një draft nga pala greke. Ky draft në gjykimin tonë përshtatet me garancitë që kërkohen për të fituar të drejtat pronësore në praktikë për ato të sekuestruara në bazë të Ligjit të Luftës. Se kur do hyjë në fuqi shfuqizimi ne besojmë se do të ndodhë brenda pranverës dhe presim brenda pranverës. 

Ka një dëshirë për t'u konkretizuar këto marrëveshje me një vizitë të kryeministrit të Greqisë në Shqipëri. Nuk është se ka një datë, apo afat për këtë gjë. Vizita të këtij karakteri shoqërohen me produkte konkrete. Kjo vizitë do ketë produkte konkrete dhe do të pasohet me vizita të tjera në Greqi dhe takime të përbashkëta. 

Ka çështje që duhet të zgjidhen në mënyrë të njëanshme. P.sh, shfuqizimi i Ligjit të Luftës dhe pasojave të tij është një akt i njëanshëm. Pala ka mohuar ekzistencën për një kohë të gjatë. Kam dëgjuar interpretime të ndryshme edhe këtu në Shqipëri lidhur me traktatin e miqësisë që sipas tyre pasaka ezauruar ligjin e luftës, por tashmë s'ka dyshime as për palëbn greke se ky ligj ekziston, ka pasoja për pronat atje si pasojë e këtij ligji. Shpresojmë që ky ligj do të shfuqizohet në mënyrë që shtetasit shqiptarë që kanë prona në sekuestro, të gëzojnë këto prona.

Rifillimi dhe garantim i procedurave në përputhje me standardet ndërkombëtara sa i tamion vendprehjeve të eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri. Garantuam një marrëveshje e cila nuk ishte kundërshtuar në rrugë gjyqësore. Ka grupe të ekspertëve në terren që punojnë në terren. Janë dy vendprehje të firmosura që në 2009 mes Berishës dhe Karamanlis. Po negociojmë për heqjen e vulës apostolike, kursehen 4 mln euro në vit nga emigrantët shqiptarë",
u shpreh Bushati. 

Marrëveshja e Detit me Greqinë, tha Bushati, do jetë një marrëveshje e re dhe do jetë më e mirë se ajo e 2009. Sipas Bushatit, Shqipëria do përfitojë hapësirën e humbur nga marrëveshja Berisha-Karamanlis. "Çështja më delikate është demilitimi i hapësirës detare. Me Greqinë do kemi një marrëveshje të re detareMe marrëveshjen e re Shqipëria do përfitojë nga të gjitha drejtimet. Do kemi një marrëveshje disa herë më të mirë se marrëveshja e 2009, qoftë sa i takon hapësirës detare, por edhe zonës ekskluzive ekonomike. Është një marrëveshje që i jep Shqipërisë det më shumë, më shumë hapësirë ekonomike. Dhe kjo është një marrëveshje më e mirë, apo jo?", u shpreh Bushati. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024