Bushati në Senatin Italian:Vetting
për të çrrënjosur korrupsionin

Bushati në Senatin Italian:Vetting<br />për të çrrënjosur korrupsionin<br>
Senati italian mikpriti sot seminarin e mbajtur nga Asambleja e Këshillit Parlamentar të Evropës (PACE). Temë e këtij takimi ishte “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë për parlamentarët”. Të ftuar në këtë takim ishin deputetë e funksionarë të lartë të Parlamentit shqiptar, të Bosnje-Hercegovinës dhe Senatit italian.

Nga delegacioni shqiptar merrnin pjesë deputetë të mazhorancës të kryesuar nga z. Ervin Bushati, Kryetar i Delegacionit PACE, nënkryetarja e Parlamentit, Znj. Vasilika Hysi, dhe anëtarë të tjerë të Delegacionit PACE.

Fjalimin hapes të këtij eventi e mbajti z. Michele Nicoletti, deputet i Parlamentit italian dhe drejtues i delegacionit italian në PACE. Ndër të tjera, z. Nicoletti përmendi miqësinë e ngushtë dhe bashkëpunimin e përbashkët të dy vendeve ballkanike dhe përpjekjet e tyre të përbashkëta për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Demokracitë e reja siç janë ato të Shqipërisë dhe Bosnjës kanë ndjekur rekomandimet e GRECO-s dhe ne jemi të kënaqur me punën e deritanishme të këtyre dy vendeve, por ka ende shumë punë për bërë.

Kryetari i delegacionit shqiptar në PACE, Z. Ervin Bushati në fjalimin përshëndetës foli për rëndësinë dhe nevojën e sundimit të ligjit në Shqipëri. Gjithashtu, ndër të tjera z. Bushati përmendi Vetingu-n që është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të çrrënjosur korrupsionin dhe njerëzit e korruptuar në të gjitha shkallet e gjyqësorit shqiptar. Kjo është e nevojshme për të krijuar një imazh të ri të gjyqësorit, i cili më parë ka qenë i njollosur keqas. Suksesi i këtij ligji nisi që me votimin në Kuvend, ku u votua nga të gjithë deputetët, por ky është vetëm fillimi.

"Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera të Ballkanit janë pjesë integrale dhe në zemër të vlerave të përbashkëta Europiane. Vendi i tyre eshte sa me shpejt ne BE. Historia ka qene e padrejte me kete rajon, ndaj ne kerkojme mirekutpimin e partnereve tane europian qe te mbeshtesin hapat e shpejte ne kohen teper te limituar qe ne kemi pasur ne dispozicion per te zhvilluar shoqeri te lira te qeverisura nga sundimi i ligjit dhe harmonia demokratike", -u shpreh Z. Bushati.

Gjithashtu, pjese e delegacionit shqiptar ishte edhe nënkryetarja e Parlamentit Znj. Vasilika Hysi, e cila ne fjalen e saj permendi ecurine e legjilslacionit shqiptar qe prej vitit 2005 persa i perket konfliktit te interesit, e deklarimit te pasurise nga deputetet dhe funksionaret e kuvendit. Por edhe per punen qe duhet bere ne vazhdim, per te qene akoma me i qarte si ligj pasi ka lakuna e shume paqartesi. Gjithashtu znj. Hysi diskutoi mbi dhuratat qe marrin dhe japin gjate ushtrimit te detyres deputetet. Nje tjeter ceshtje ishte dhe diskutimi mbi kodin e sjelles se deputeteve, ne te cilen po punohet bashkarisht me opoziten, per te krijuar nje imazh te ri te integritetit te deputetit shqiptar e sjelljes se tij ne Parlament.

Punimet e seminarit do te vazhdojne edhe diten e neserme, ku diskutimet do te vijojne mbi promovimin e integritetit ne qeverisje per te luftuar korrupsionin si dhe Imunitetin Parlamentar.

Pjesemarres Deputet te Kuvendit:

Ervin Bushati, kryetar i delegacionit PACE

Vasilika Hysi, Nenkryetare e Parlamentit

Oerd Bylykbashi,

Gent Strazimiri,

Pertrit Vasili,

Luan Rama,

Orieola Pampuri,

Eduard Shalsi,

Ulsi Manja,

Ermonela Valikaj(Felaj), Klotilda Bushka,

Almira Xhembulla,

Genci Gjoncaj, Sekretar i Pergjithshem i Kuvendit

[gallery]24416[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera