Bushati: Në Shkodër politikanë që
duan mandatin për t’i ikur drejtësisë

Bushati: Në Shkodër politikanë që<br />duan mandatin për t’i ikur drejtësisë
Ndalesa e radhës e kryesuesit të listës së Partisë Socialiste, Ministrit Ditmir Bushati, dhe kandidatëve për deputetë, Luan Harusha dhe Senida Mesi, ka qenë lagja Kiras një bastion i djathtë, që reflektonte më së miri dhe indiferencën që Partia Demokratike ka treguar për këtë zonë në investime në infrastrukturë.

Këtu e ka çelur dhe diskursin e tij Ministri Bushati, i cili ka ftuar banorët e Kirasit dhe lagjeve përreth që thuajse gjithnjë me besnikëri kanë votuar PD-në, të mendojnë për veten, fëmijët e tyre e të zgjedhin t'u besojnë një ekipi te ri që mendojnë për Shkodrën dhe shkodranët.

Ministri ka rikujtuar dramën që po kalon Vllaznia në qytetin më të madh verior ku futbolli dhe basketbolli janë simbole që as komunizmi nuk i preku dot, ndërsa sot politika e mrapshtë e PD-se po e rrënon plotësisht

Partitë e vogla kanë qenë edhe në ketë takim në objektiv te Ministrit Bushati, i cili përsëri u ka kërkuar shkodranëve mos ju besojnë disa partive që pretendojnë se janë nën strehën e partisë socialiste, por që realisht duan të rrëmbejnë votat tona, deklaroi ministri.

Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Shkodër në fund të fjalës së tij para banorëve të Kirasit ftoi gjithë shkodranët që votën mos ta bëjnë pjesë të pazareve të partive biznes, por të jetë votë për punën e ndershme, zhvillimin e këtij qyteti dhe te ardhmen e rinisë shkodrane.

Gjithashtu ai i beri thirrje partive apo kndidatëve qe synojnë të përdorin taktikat e shitblerjes së votës se ne këto zgjedhje do ta kenë të vështirë pasi do përballen jo vetëm me një monitorim më rigoroz por edhe me forcën e ligjit.

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset