Bushati: Nëpër shekuj vetëm
familja i ka mbrojtur shqiptarët

Bushati: Nëpër shekuj vetëm<br />familja i ka mbrojtur shqiptarët
Deputeti socialist Ervin Bushati nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildeze Hafizi dhe për incidentin e djeshëm me monumentin e Skënderbeut.
 
Bushati shkruan se nuk është koha të flasim për incidente të stisura por duhet të veprojmë seriozisht për dhunën në familje.
 
“Nëpër shekuj, vetëm Familja i ka ruajtur Shqiptarët!”, shkruan Bushati në Facebook.
 
Shkrimi në Facebook i Ervin Bushatit
FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË ... FAMILJA.
Feja ka Mision të mbrojë Jetën, Familjen & Shoqërinë.
Mesazhet e Paqes pikërisht Sot, janë për Harmoninë dhe Dashurinë -- janë për Familjen!
Diskutimi ynë për një shoqëri më të drejtë fillon te Familja, ndaj debatet vijnë të shurdhëta nga Sheshi - qoftë ai publik apo mediatik.
Debatet Sot janë shterpë; kur Dje u bë Kurban Familja!
Dhuna në familje zakonisht konsiderohet si çështje private: por është ajo që sjell më shumë krim dhe viktima në shoqërinë shqiptare.
Ngrini zërin për çështjet që rëndojnë familjen & shoqërinë shqiptare: NE, Burrat duhet të flasim të parët!
Meshkujt e vërtetë e mbrojnë Gruan, Motrën, Nënën!
DHUNA nuk të bën BURRË!
Shtëpia është Tempulli ynë i Parë; Besimi i vërtetë fillon nga Familja jonë!
Nëpër shekuj, vetëm Familja i ka ruajtur Shqiptarët!
BESIMI IM ËSHTË FAMILJA!

ervin bushati
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave