Partia Socialiste është e angazhuar që të përmbushë kontratën që ka me qytetarët, ndërsa mbetet e hapur për çdo parti që ka të njëjtat ide dhe pikëpamje me PS-në.

Kjo ishte përgjigjia që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dha mbi temën e nxehtë të ditëve të fundit nëse do të vijojë apo jo koalicioni PS- LSI.

Bushati pranoi se në ditët vijuese do të ketë diskutime edhe brenda strukturave dhe kryesisë së Partisë Socialiste nëse do të vijojë koalicioni apo jo.

Bushati komentoi edhe deklaratat e metropolitit malazez Amfilohije Radoviç teksa tha se "kleriku duhet të merret me punët e Zotit dhe politika me punët e politikës, por si shtet laik ne duhet te tregohemi sa më tolerant".

Deklaratat e Bushatit erdhën pas mbledhjes që zhvilloi me strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com