Bushati: Partneriteti me SHBA
konsolidon perspektivën e Ballkanit 

Bushati: Partneriteti me SHBA<br />konsolidon perspektivën e Ballkanit 
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati,ka deklaruar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsolidon akoma më shumë perspektivën e Ballkanit perëndimor.

Teksa mori pjesë në një seancë të posaçme të komisionit për politikën e jashtme në Kongresin Amerikan, Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA për kryerjen e reformave kyçe në vend, si dhe për mbështetjen në procesin e integrimit të mëtejshëm euroatlantik të vendit. 

bushati

Ai ka njohur kongresmenët mbi politikën e jashtme të Shqipërisë, situatën në rajon, zhvillimet më të fundit në vend, progresin e reformave shtet-konsoliduese, duke u ndalur veçanërisht në reformën në drejtësi si një reformë me impakt të gjerë dhe në reformat e tjera në vend.

bushati

Gjatë takimit u ndanë pikëpamje mbi bashkëpunimin dypalësh, situatën në rajon, çështjet humanitare dhe të sigurisë. Kongresmenët vlerësuan ecurinë e reformave të ndërmarra nga Shqipëria, si dhe impaktin e tyre në rrugëtimin euroatlantik të vendit. Ata çmuan bashkëpunimin me Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s,  kontributin e rëndësishëm të saj për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në përballimin e sfidave të sigurisë.

bushati

Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e angazhimit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë si një aktor dinamik dhe konstruktiv në rajon.

bushati

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Bushati zhvilloi takime të veçanta me senatorët Ron Johnson, Kryetar i nënkomisionit të Jashtëm dhe me Senatorin Chris Murphy. Palët ndanë pikëpamje mbi mjedisin e sigurisë në rajon, angazhimin e Shqipërisë dhe rezultatet konkrete në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.


bushati
Në Departamentin Amerikan të Shtetit Ministri Bushati u takua me Amos Hochstein, i ngarkuar special dhe koordinator për çështjet ndërkombëtare të energjisë, me të cilin u diskutua mbi sigurinë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.

Gjithashtu, palët u ndalën në intensifikimin e përpjekjeve për përmirësimin e mjedisit të sigurisë energjetike në rajon, si dhe rolin që mund të luajë Shqipëria si një pikë ndërlidhëse në Ballkan me tregun evropian të energjisë, nëpërmjet gazsjellësit Trans-Adriatik.  

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë