Bushati: PD, alternativa e borxheve
dhe dështimit. Ne ecim përpara

Bushati: PD, alternativa e borxheve<br />dhe dështimit. Ne ecim përpara
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati nëpërmjet një daljeje për mediat ka akuzuar qeverinë e mëparshme për borxhin e trashëguar prej 720 milionë dollarësh.
 
“Lulzim Basha mund të mos ta pranojë, por shqiptarët e dinë se borxhi i trashëguar nga qeveria e tij dhe Sali Berishës ishte plotë 720 milionë dollarë. Lulzim Basha dhe Sali Berisha e zhytën Shqipërinë në borxhe gjithandej: borxhe në spitale, borxhe në arsim, borxhe në rrugë, borxhe në fshat borxhe deri edhe tek personat me aftësi të kufizuara. 720 milionë dollarë borxhe të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë shlyer thuajse tërësisht nga kjo qeveri. Ndaj Luli, përpara se të pyesë se ku shkojnë paratë, të japë llogari për borxhet që krijoi ai vet, dhe qeveria e vjetër ku bënte pjesë,” tha Bushati.
 
Sipas tij PD-ja nuk mund të bëjë moral, pasi kur ishte në pushtet nuk arriti të mbledhë aq të ardhura saç janë mbledhur sot, as në vitin e parë të qeverisë.
 
“Ku është morali kur ata që shkatërruan ekonominë shqiptare kërkojnë ta nxjerrin veten të palarë, e madje të kërkojnë llogari, kur ende sot shqiptarët vuajnë pasojat e tyre?!
Sot mblidhen më shumë të ardhura: plotë 242 milionë dollarë më shumë se viti i tyre më i mirë i qeverisjes. Atëherë, nëse të ardhurat mund të mblidhen, siç po tregohet vit pas viti, përse Partia Demokratike në pushtet nuk i mblidhte dot këto të ardhura? Nuk donin, apo nuk dinin? Në vitin 2013 numri i personave të punësuar ishte 471 248. Sot, falë formalizimit dhe hapjes së vendeve të reja, të punësuarit janë 156,000 më shumë,”
u shpreh deputeti socialist.
 
Sipas tij ka ende shumë për të bërë...
 
“Sigurisht që ka ende shumë për të bërë, por pyetja më e rëndësishme që sot duhet bërë është ku do të shkojmë? Do të kthehemi mbrapsht tek alternativa e dështimit, borxheve, presionit, tek alternativa e Saliut dhe Lulit, apo do të vazhdojmë në drejtimin e duhur për të shtuar punësimin, nxitur sipërmarrjen, për të bërë shtet dhe për të krijuar një sistem drejtësie të cilit mund t’i besohet” tha Bushati.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal