Bushati: PD t'i japë fund marrëzisë
Basha biletë avioni për Amsterdam

Letra e hapur e komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, drejtuar qytetarëve shqiptarë ku fajësohej PD-ja dhe lidershipi i saj lidhur me vendimin për të bojkotuar zgjedhjet, ka ngjallur edhe reagimin e kundërshtarëve të demokratëve. 

Deputeti socialist, Ervin Bushati, shkruan në Facebook se pas këtij qëndrimi të Hahn, PD duhet t'i japë fund marrëzisë.

Ai ironizon edhe Bashën i cili sipas tollonin e liderit e këmben me biletë avioni për Amsterdam, atje ku jeton familja e kryedemokratit. 

"EDHE BERISHA GABON: TOLLONIN E LIDERIT, BASHA E KËMBEN ME BILETË AVIONI PËR AMSTERDAM.

Fjalimet nga çadra të kreut të PD dhe të Berishës, do të duhet të kapërdihen pasi ndërkombëtarët ta tërheqin nga veshi opozitën për t'u futur në zgjedhje.

Në letrën e tij komisioneri Hahn dëshmon se mbështet të ardhmen e Shqipërisë.

Përmes fjalës së tij, del qartë se: - Fatkeqësisht klasa politike shqiptare Basha-Berisha nuk e kuptuan kurrë drejtë integrimin e europian dhe vazhdojnë ta bllokojnë vendin, përmes bojkotimit të zgjedhjeve dhe gjuhës së dhunës; - Nga ana tjetër, fatmirësisht, ndërkombëtarët vazhdojnë të besojnë te zgjedhjet e lira, jo sepse mbështesin PS, por se mbështesin vendin tonë. Ndaj marrëzia kolektive e PD, duhet të marrë fund. PD dhe Berisha nuk mundet të vazhdojë të mbajë peng integrimin e vendit. #votazgjedh #PD_marreziakolektive"
, shkruan Bushati. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave