Përpjekjet për përballimin e krizës së emigrantëve duhet të shoqërohen edhe me respektimin e të drejtave të tyre. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë takimit të Nivelit të lartë të sesionit 31 të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.
Në këtë kontekst, sipas Bushatit duhet evidentuar rëndësia e mos lejimit që emigrantët, të cilët largohen për shkak të mos respektimit të të drejtave të njeriut, të përballen me mungesën e respektimit të këtyre të drejtave në vendet e tranzitit dhe ato pritëse.
Duke u ndalur në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm ministri Bushati u shpreh se: “Shqipëria mbetet e angazhuar si anëtare e grupit iniciator për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm edhe nëpërmjet programeve zhvillimore dhe edukative”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com