Bushati për televizionin grek:
Shqiptarët element stabiliteti

Bushati për televizionin grek:<br />Shqiptarët element stabiliteti<br>
Në intervistën e tij të parë për median greke pas përfundimit të raundit të dytë të bisedimeve Shqipëri-Greqi shefi diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati thekson se shqiptarët janë paqedashës kudo ku jetojnë në rajon. Në intervistën për televizionin Antena Bushati tregon për shkollimin e tij në shtetin Helen.
“Kam studiuar në Greqi, kam kaluar një vit në Athinë dhe kam kujtime të mira nga Athina. Kam miq të mirë jo vetëm në politikë, por edhe në shoqërinë civile dhe akademike"

Bushati pyetet nga gazetari grek edhe për çështjet që e lidhin Shqipërinë me Greqinë. "Nuk kam studiuar në Turqi, por them se kemi gjithashtu marrëdhënie të mira dhe strategjike me Turqinë". Në vijim të intervistës Ditmir Bushati ka deklaruar se pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, ata kanë dëshmuar në të kaluarën se janë element vitalë të stabilitetit demokratik dhe perspektivës Euro-Atlantike në rajonin tonë. "I vetmi frymëzim që shqiptarët kanë është i lidhur me këtë proces, me integrimet euro-atlantike", ka theksuar ai. 

Por a duhet Greqia ta njohë Kosovën shtet? Bushati dha këtë përgjigje: "Nuk i takon qeverisë shqiptare të flasë për shembull për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës. Natyrisht, ne do të mirëprisnim dhe kërkojmë njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë".

Televizioni Antena e pyeti Bushatin edhe për zhvillimet më të fundit mes Shkupit dhe Athinës. “Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët që të ecin përpara për zgjidhje. Të dy vendet do të përfitojnë nga zgjidhja me kompromis në këtë drejtim dhe mendoj të njëjtën gjë për të gjithë rajonin. Ne i kushtojmë një kujdes të veçantë kësaj çështjeje pasi atje ka shqiptarë që jetojnë”.

Gazetari grek e komenton intervistën e Bushatit me këto fjalë. Një ministër i cili po ndihmon dialogun dypalësh dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, I cili nuk e fsheh dashurinë për Greqinë por nuk e mohoi që Shqipëria ka një partneritet strategjik me Turqinë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin