TIRANE- Ka nisur në Tiranë Konferenca Rajonale e Ministrave te jashtëm te Procesit te Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në kuadër të kryesisë së kësaj iniciative nga Shqipëria. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka folur në samitin e SEECP ku ka thënë se duhet një hetim i plotë për ngjarjet në Kumanovë, pasi në të kundërt kjo do përbëjë një rrezik për integrimin në rajon. Ky reagim i Bushatit erdhi menjëherë pas qëndrimit që mbajti Ministria E jashtme e Maqedonisë që e dënoi vendimin e Ramës për të vendosur Veton ndaj Maqedonisë në integrimin e saj në strukturat e NATO-s.
“Duhet të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet e të shkuarës. Duhet të punojmë për të krijuar një të ardhme të përbashkët për integrimin e rajonit. BE është synimi ynë i përbashkët dhe ndasitë e të shkuarës janë pengesa kryesore në këtë drejtim. Të bëjmë më shumë që çështjet në Maqedoni të zbardhen, të zgjidhim mosmarrëveshjet, siguria e çdo vendi të jetë e pandashme nga siguria jonë. Ne kemi kërkuar që ngjarjet të hetohen plotësisht, në mënyrë të besueshme dhe transparente.
Pikërisht në këtë sfond, vendet e Ballkanit duhet të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta brenda kuadrit të procesit të Berlinit” tha Bushati. Siç ishte paralajmëruar takimi u bojkotua nga ministri i jashtëm grek Kotzias, pas disa mosmarrëveshjeve dhe tensioneve të krijuara mes dy vendeve për kërkimet e naftës në ujërat e detit Jon. Gjithsesi Greqia përfaqësohet në konferencë nga Sekretari i Përgjithshëm i Çështjeve Evropiane.
Nga ana tjetër Maqedonia përfaqësohet në këtë konferencë nga zv.kryeministri shqiptar i qeverisë për çështjet evropiane Fatmir Besimi. Në hapje të konferencës, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, theksoi rëndësinë e këtij takimi për një fqinjësi të mirë ndërsa kërkoi më tepër bashkëpunim mes vendeve kyçe duke përfshirë edhe organizatat civile për një rajon më të zhvilluar ekonomikisht e politikisht. Konferenca e mbajtur në Tiranë ka nxjerrë në pah tensionin e fqinjit tonë, Serbisë.
Që në nisje të mbledhjes ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk ka qenë i kënaqur për vendin ku ishte parashikuar të ulej në tryezë dhe për këtë arsye nuk ka arritur ta fshehë dot pakënaqësinë, duke e reflektuar atë me largimet e herë pas hershme nga salla teksa shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati mbante fjalën në këtë konferencë. Një tjetër detaj që nuk mundi t’i shpëtonte vëmendjes së medias ishte dhe fakti që Daçiç ishte i vetmi nga zyrtarët e larë që u shoqërua në sallë nga truproja.
Anglishtja e dobët e ministrit të jashtëm serb gjatë konferencës la të kuptohej mungesën e njohjes së kësaj gjuhe ndërkombëtare. Por ministri serb i është përgjigjur në serbisht interesit të medias në mënyrë diplomatike në lidhje me vizitën që kryeministri Aleksandër Vuçiç pritet të mbajë në Tiranë më 27 maj, që e sheh të dobishme për zhvillimin mes dy vendeve. Daçiç u kujdes të mos përmendë asnjë prej polemikave që kanë shoqëruar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke vënë theksin tek interesi i përbashkët është integrimi në BE.
Ai vlerësoi si mjaft të rëndësishëm takimin e ministrave të jashtëm në Tiranë që u parapri nga konferenca e Berlinit vitin e shkuar. 13 vende të SEECP u mblodhën në Tiranë, me fokus te siguria, mbrojtja e kufijve, lufta kundër terrorizmit si dhe projektet e përbashkëta rajonale në energji e infrastrukturë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO