Sipas ministrit vizita e komisionarit vjen në një moment të rëndësishëm për vendin, pasi në kuadër të rekomandimeve të KE për hapjen e negociatave për anëtarësim, sipas Bushatit, Shqipëria ka lançuar tashmë procesin e vetingut.
“Këto arritje përbëjnë një bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”, nënvizoi Ministri.
Komisioneri Hahn vlerësoi vazhdimin e vendit në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Ai vlerësoi veçanërisht miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e progresit në zbatimin e saj, si element kyç për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
Komisioneri Johannes Hahn mbërriti sot në Shqipëri në kuadër të ditës “Ditët e medias”.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com