TIRANË- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u ka konfirmuar disa përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, se qeveria do të qëndrojë më pranë problemeve që shqetësojnë Luginën.
Në një takim ditën e sotme, me 12 përfaqësues politikë, lokalë dhe të shoqërisë civile të Luginës së Preshëvës, ministri i Jashtëm Bushati, tha se “Kohezioni i faktorit politik dhe shoqëror shqiptar i artikuluar nëpërmjet një platforme përbashkuese të qëndrimeve konkrete, përbën një interes jetik për Shqiptarët e Preshevës.”
Diskutimet u përqendruan në nevojën për maksimizimin e përfaqësimit institucional të shqiptarëve, përfshirjen më të plotë në jetën ekonomike dhe sociale, sikundër pasqyrimin më realist të situatës në Luginën e Preshevës, pranë institucioneve ndërkombëtare.
Ministri Bushati, gjithashtu i informoi pjesëmarrësit mbi mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, në 11 Janar 2014 në Prizren, si dhe mbi rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, përfshirë këtu financimin për maternitetin e Preshevës dhe krijimin e fondit zhvillimor.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com