Vetëm një ditë para referendumit për mandatin e kryetarit të Partisë Socialiste i deleguari i PS-së për veriun, Ditmir Bushati nga Kukësi, ftoi socialistët për pjesëmarrjen në referendumin e së shtunës.
Sipas Bushatit referendumi i kësaj fundjave në Partinë Socialiste, është test i rëndësishëm për të parë forcën organizative në terren.
"Është një risi edhe për demokracinë e brishtë shqiptare, pasi për herë të parë, sepse për herë të parë një forcë politike fton anëtarësinë e saj për ccështje të cilën vendosi Kongresi i PS, por ky proces është i rëndësishëm edhe nga pikëpamja e organizimit të strukturës së re të PS. E shohim jo thjesht si një ushtrim të demokracisë së brendshme, por edhe për të testuar efikasitetin e strukturave të PS", u shpreh Bushati.
Janë rreth 1840 anëtarë socialistë të Kukësit me të drejtë vote për këtë referendum.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com