Bushati s'përjashton koalicionin
PS-PD: Vendosim pas zgjedhjeve

Bushati s'përjashton koalicionin<br />PS-PD: Vendosim pas zgjedhjeve
SHKODER- Në politikën Shqiptare nuk ka më të papritura, mund të ndodhë gjithçka, edhe një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherazi kryesues i listës së kandidatëve të PS në Qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati, nuk mohon mundësinë e një koalicioni paszgjedhor PD-PS.

"Sot për sot çdo parti politike, përfshirë PS-në është e angazhuar për një proces zgjedhor sa më të lirë dhe sa më të ndershëm. Sa na përket ne, kemi si objektiv për të marrë një numër sa më të madh vendesh në Parlament. Pas 25 qershorit do t'i përgjigjemi edhe kësaj pyetje që ju bëtë", u shpreh Bushati.  

I pyetur për zërat kundër të disa prej partive të vogla për pamundësinë e koalicioneve në zgjedhjet e 25 qershorit, ministri Bushati u shpreh se vetë kryetarët e këtyre partive kanë qenë pjesë e diskutimeve të përbashkëta çka do të thotë se kanë pasur dijeni se data e zgjedhjeve do jetë në fund të qershorit. 

"Besoj se palët kryesore politike kanë qenë pjesë e të gjitha diskutimeve. Kujtojë këtu takimet në Pallatin e Kongreseve me David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Palët kanë pasur me vija të trasha platformat që janë diskutuar, elementë që kanë kërkuar të jenë pjesë e kësaj platforme.

Dhe një zgjidhje politike e kërkuar nga të gjithë faktorët parlamentarë. Tani është momenti që kjo marrëveshje të zbatohet dhe shqiptarët t'i drejtohen kutive të votimit në 25 qershor. Tani mbetet vijimi me procedurën që do t'i hapë rrugë miratimit të Vettingut.

Shpresojmë të hapim një kapitull të ri pas 25 qershorit, duke iu referuar gjithashtu asaj cka është rënë dakord në marrëveshje për negociatat e Shqipërisë në BE. Mundësisht për një reformë më të gjerë institucionale
”, tha ministri i Jashtem. 

Ministri Bushati nuk preferoi të komentojë deklaratën e Ilir Metës se do ketë surpriza pas marrëveshjes Rama-Basha, por la të nënkuptohet se s'mund të ketë asnjë surprizë dhe se me rëndësi është votimi i Vettingut dhe stabiliteti i Shqipërisë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit