TIRANE - Ministri i ardhshëm i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj sulmeve të mazhorancës në ikje ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Sipas Bushatit, qeveria në ikje nuk do ta kuptojë se Arvizu përfaqëson Obaman dhe flet vetëm në emër të qeverisë amerikane. “Nuk duan të kuptojnë që Ambasadori është përfaqësues i Presidentit dhe flet në emër të SHBA?!

Arrogancë provinciale që sovrani e refuzoi”, shprehet Bushati. Ky është reagimi i parë i zyrtarëve të lartë socialistë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, pas akuzave të forta që eksponentë të qeverisë në ikje i kanë bërë ambasadorit amerikan. Ndërkohë që Arvizu është vënë në qendër të akuzave dhe sulmeve, të cilat kanë arritur deri në fyerje dhe denigrime nga ana e kryeparlamentares Jozefina Topalli, për cilësimin e zgjedhjeve të 23 qershorit, njësoj të rëndësishme ai ato të vitit 1992.

Pavarësisht se ka qënë pikërisht ambasadori amerikan në Tiranë Arvizu, ai që në momentet më të vështira për Berishën, pas 21 janarit 2011 ka deklaruar se Berisha është një burrë shteti. Deklaratë që u komentua jo pak në rrethe politike dhe mediatike.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)