Bushati:Shqipëria i bashkohet BE
brenda 10 viteve të ardhshme
Megjithatë, gjatë disa muajve të fundit ka pasur raporte mbi ndikimin për shembull, të Rusisë, Turqisë apo Kinës, të cilat mund të pengojnë afrimin me BE. "Ballkani Perëndimor konsiderohet një fushë gjeostrategjike shahu. Rajoni, është për shembull i rëndësishëm për sigurinë e Europës, për shkak të luftës kundër terrorizmit islamik, dhe si pasojë e të qenit si itinerar për refugjatët, që drejtohen për në veri", pranoi Bushati.
“Unë mendoj se është realiste që Shqipëria, dhe vendet e tjera të rajonit të bashkohen me BE-në brenda një 10 vjeçari", tha ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, në një intervistë të Reuters të botuar të mërkurën. Ai paralajmëroi në të njëjtën kohë se në BE diskutohet gjithnjë vetëm kostoja e Zgjerimit të Bashkimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Nuk kam dëgjuar qe të flasë dikush për koston e moszbatimit."
Në sfond qëndrojnë rezervat e disa shteteve të BE-se kundër pranimit të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. "Por ne po flasim këtu për një rajon që është gjeografikisht qartësisht pjesë e Evropës", tha Bushati.
Në fillim të shkurtit, Komisioni i BE -se i ka hapur gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për t'u bashkuar me BE-në, deri në vitin 2025, por në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për reforma. Bisedimet janë hapur tashmë me Serbinë dhe Malin e Zi. Sipas informacioneve të Bushatit, Shqipëria qëndron pak para fillimit të çeljes së bisedimeve të pranimit.
Perspektivat e pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor theksohen edhe në Marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU, CSU dhe SPD.
Megjithatë, gjatë disa muajve të fundit ka pasur raporte mbi ndikimin për shembull, të Rusisë, Turqisë apo Kinës, të cilat mund të pengojnë afrimin me BE. "Ballkani Perëndimor konsiderohet një fushë gjeostrategjike shahu. Rajoni, është për shembull i rëndësishëm për sigurinë e Europës, për shkak të luftës kundër terrorizmit islamik, dhe si pasojë e të qenit si itinerar për refugjatët, që drejtohen për në veri", pranoi Bushati.
Kina gjithashtu po investon aktualisht në sektorët strategjikë të vendeve, veçanërisht në sektorin e minierave dhe të energjisë. "Ne vërejmë se edhe Japonia është angazhuar së fundmi. Këto investime janë gjithashtu të mirëpritura. E rëndësishme është se askush nuk e sheh këtë, si një alternativë për anëtarësimin në BE, por vetëm si një shtesë ndaj procesit të pranimit," thekson Bushati.
Në të njëjtën kohë, ai i bën thirrje Gjermanisë dhe BE-së që të rrisë angazhimin e saj në rajon. Gjermania ka iniciuar të ashtuquajturin proces të Berlinit për rajonin, i cili synon të nxisë bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet organizimit të Samiteve të rregullta. "Por unë do të doja të shihja veprime më konkrete. Nevojiten investime ndërkufitare në infrastrukturën e shumicës së vendeve të vogla. Kjo do t'i lidhë vendet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin, por edhe me BE", tha ai.
Bushati nuk pret që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bashkohen në BE në të njëjtën kohë. Ai i referohet ende mosmarrëveshjeve mes të vendeve të veçanta, kryesisht ndërmjet ish -republikave jugosllave. Edhe Ministri i Jashtëm federal, Sigmar Gabriel, sapo ka theksuar se Serbia mund të bëhet anëtare e BE -së, vetëm nëse njeh pavarësinë e ish-provincës së Kosovës.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.2%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 7085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre
30 Korrik, 20:15
-
Miratimi i ndryshimeve në qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha
30 Korrik, 20:12
-
Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri
30 Korrik, 20:01
-
Spahiu godet aleancat e Berishës: Ti lësh grekëve Himarën, është sikur Albin Kurti ti lërë serbëve Mitrovicën
30 Korrik, 19:41
-
VIDEO/ Ikni, o çfarë katastrofe! Momenti kur zjarri rrezikon jetën e zjarrfikësve! Momentet dramatike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 19:41
-
Spahiu: Berisha gënjeu për paktin me Ramën/ Gjykata Kushtetuese kërkoi lista të hapura! Ata të dy i mbyllën
30 Korrik, 19:35
-
Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Guras në Pogradec, forcat zjarrfikëse dhe banorët 'në luftë' me flakët
30 Korrik, 19:27
-
Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit
30 Korrik, 19:21
-
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Apeli kthen për rigjykim çështjen e Kristian Boçit e 6 të tjerëve
30 Korrik, 19:01
-
VIDEO/ Dy avionë canadair nga Italia në Shëngjin, ndërhyjnë për të shuar flakët! Momenti kur furnizohen me ujë në Adriatik
30 Korrik, 19:00
-
Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 18:55
-
Deputeti opozitar përdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren
30 Korrik, 18:48