Bushati: Shqipëria ka tregues
solid për të drejtat e njeriut

Bushati: Shqipëria ka tregues<br />solid për të drejtat e njeriut
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati me rastin e ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ka theksuar se këto të drejtajanë prioriteti kryesorë për Shqipërinë dhe respektimi i këtyre të drejtave përbën gurin themelorë të themelit të ushtrimit të politikës së jashtme të shtetit shqiptar.

Bushati ka vënë theksin në vlerësimet që organizmat ndërkombëtare i kanë bërë Shqipërisë në këtë drejtim dhe është shprehur se kjo është arsyeja që Shqipëria jep kontribut së bashku me partnerët ndërkombëtarë në përballimin e krizave ndërkombëtare ku liritë dhe të drejtat e njeriut e dinjiteti njerëzor janë nën kërcënim.

“Ky 10 vjetor e gjen Shqipërinë si  anëtare të zgjedhur për herë të parë në Këshillin për të Drejtat e Njeriut” ka thënë Bushati në deklaratën e tij dhe në përfundim të kësaj deklarate ka shtuar se Shqipëria ka shumë për t’i ofruar botës përmes vlerave që e karakterizojnë, si bashkëjetesa fetare, përkushtimi për paqe e stabilitet demokratik në rajon, toleranca dhe mikpritja.

Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati vjen menjëherë pasi Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut dhe njëkohësisht edhe përfaqësuesi i minoritetit grek në Shqipëri Vangjel Dule në një forum për të drejtat e njeriut në Shqipëri ka kritikuar politikat shtetërore. Dule në pretendimet e tij ka thënë se pakicave në Shqipëri nuk i jepen sa duhet të drejtat e tyre.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës