TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati priti sot në një takim Ministrin e Çështjeve Evropiane të Irlandës, Paschal Donohoe. Gjatë takimit, Bushati ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Me këtë rast, ai ka falënderuar në këtë kontekst nënshkrimin nga Ministri i Jashtëm irlandez, Gilmore, të letrës së 8 Ministrave të Jashtëm në mbështetje të dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë në dhjetor të vitit të kaluar.
Gjithashtu, Ministri Bushati theksoi se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë mbetet prioriteti kyç i qeverisë shqiptare dhe në këtë kuadër e siguroi ministrin Donohoe për angazhimin maksimal në vijimin e zbatimit të reformave, duke shprehur besimin në marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor.
Nga ana e tij, ministri irlandez Donohoe vlerësoi ecurinë pozitive të reformave në Shqipëri dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sikurse shprehu edhe njëherë mbështetjen e Irlandës për dhënien e statusit të vendit kandidat.
Gjithashtu, bashkëbiseduesit shprehën vlerësime për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe në kuadrin e thellimit të bashkëpunimit u ra dakord për gjetjen e rrugëve për dhënien e asistencës teknike të Irlandës, lidhur me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi rajonin dhe në këtë kuadër u vlerësua politika konstruktive e Shqipërisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com