Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një takim me homologun turk Çavusoglu në kuadër të punimeve të Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore që po mbahet në Bled të Sllovenisë.
Ministri turk përgëzoi Ministrin Bushati për ri-emërimin në detyrë dhe shprehu vlerësimin për dinamizmin e marrëdhënieve mes dy vendeve nën impulsin e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdogan.
Dy ministrat u shprehën optimistë për ecurinë e përpjekjeve për krijimin e linjës ajrore shqiptare me ndihmën e Turkish Airlines.
Gjithashtu, palët ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në një sërë organizatash ndërkombëtare dhe rajonale, sidomos në fushën e sigurisë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com