Zgjerimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe turizmit, ishte në fokus të bisedime gjatë takimit të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me Kryeministrin e Maltës Joseph Muscat. Në këtë takim Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Malta i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.
Nga ana tjetër Kryeministri i Maltës shprehu vëmendjen e veçantë të vendit të tij për të zgjeruar praninë e investimeve malteze në Shqipëri. Palët gjithashtu diskutuan mbi një sërë çështjesh të rëndësishme, si kriza e valës së emigrantëve me të cilët përballet sot Mesdheu, sfidat ndaj sigurisë dhe bashkëpunimi shumëpalësh.
Gjatë qëndrimit në Neë York për të marrë pjesë në Punimet e Sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Bushati është takuar edhe me Ministrin e Jashtëm të Emirateve Arabe.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com