Bushati takon Mogherinin e Hahn
"Gati për hapjen e negociatave"

Bushati takon Mogherinin e Hahn<br />
Në kuadër të vizitës në Bruksel, Ministri i jashtëm Ditmir Bushati është takuar me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini dhe me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Në fokus të takimit me Mogherinin -njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme, ishte angazhimi i qeverisë shqiptare për përmbylljen e reformës në drejtësi, si dhe efekti i drejtpërdrejtë i saj jo vetëm në fushat që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, por edhe në reformat që lidhen me përmirësimin e klimës së biznesit dhe sundimit të së drejtës në ekonomi.

bushati-mogherini

Nga ana tjetër Mogherini shprehu mbështetjen për përpjekjet shtetndërtuese në Shqipëri duke vlerësuar angazhimin për të vijuar me vendosmëri përmbylljen e reformës në drejtësi.

Ndërsa në takimin me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, Ministri Bushati evidentoi gatishmërinë e vendit për të kaluar në një fazë të re, atë të hapjes së negociatave për anëtarësim.

bushati-hahn

Komisioneri Hahn vlerësoi rolin stabilizues dhe dinamik të Shqipërisë në rajon dhe shprehu besimin se angazhimet në kuadër të Procesit të Berlinit do të mundësojnë një lidhje më të mirë për vendet e Ballkanit.

Në kuadër të agjendës integruese, Komisioneri Hahn do të vizitojë Tiranën në fund të muajit mars për takimin e radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Gjithashtu, ai do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet në Tiranë me iniciativën e vendit tonë.   

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë