Bushati takon Stoltenberg: Duhet 
përforcim i kapacitetit të mbrojtjes

Bushati takon Stoltenberg: Duhet <br />përforcim i kapacitetit të mbrojtjes
Ministri i Jashtëm Bushati priti sot në një takim Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me të cilin u diskutua mbi masat e marra nga Aleanca dhe punën në vijim për një përshtatje sa më të mirë ndaj rreziqeve të sigurisë në një rreze prej 360° dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës. Në kuadër të masave të marra nga Shqipëria në përmbushje të angazhimeve të Samitit të Uellsit, ministri Bushati u shpreh se:
 
"Qeveria po ndërmerr hapa për të përforcuar kapacitetet e mbrojtjes, duke frenuar rënien e buxhetit dhe duke siguruar një rritje të ndjeshme të tij për vitin 2016”, është shprehur ministri Bushati, në kuadër dhe të angazhimeve të marra në samitin e Uellsit."-tha Bushati

Bushati theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimësisë së politikës së dyerve të hapura për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe nevojën për një ndërveprim substancial të institucionalizuar të Aleancës me Kosovën.

Sekretari Stoltenberg, nga ana e tij, vlerësoi rolin e Shqipërisë në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributin e vendit tonë në operacionet e NATO-s në Afganistan, Gjeorgji, Ukrainë, KFOR në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, etj.

Angazhimet e NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe roli i Shqipërisë në Koalicionin Global kundër ISIL-it ishin një pikë tjetër diskutimi. Ministri Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg  u ndalën gjithashtu tek rëndësia e forcimit të Aleancës dhe thellimit të bashkëpunimit të NATO-s me vende partnere dhe organizata të tjera ndërkombëtare, në rrugën drejt Samitit të Varshavës.

Jens Stoltenberg po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë