Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka ftuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s që të vizitojë Shqipërinë në përputhje me agjendën e tij të punës.
Gjatë një takimi në Bruksel, Bushati dhe Jens Stoltenberg diskutuan për rajonin, ku u trajtua politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal veçanërisht në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Ministri Bushati, duke vlerësuar lart rolin dhe praninë e KFOR-it në Kosovë, përsëriti qëndrimin e Shqipërisë për domosdoshmërinë që NATO të ketë marrëdhënie institucionale me Kosovën.
Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s trajtuan tematikën e rëndësishme të kërcënimeve dhe sfidave të reja ndaj sigurisë Euroatlantike, si nga lindja ashtu dhe nga jugu, duke vlerësuar lart kohezionin dhe unitetin e vendeve aleate të dëshmuar në Samitin e Uellsit.
Ata trajtuan gjithashtu edhe specifikën e vazhdimësisë së pranisë së NATO-s në Afganistan me përfundimin e këtij viti, nëpërmjet misionit të ri të udhëhequr nga NATO, Resolute Support, që do të ndihmojë në vazhdimësi autoritetet e Afganistanit për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në vend.
Në mbyllje të vizitës në Bruksel Ministri Bushati zhvilloi takime edhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar Evropian për Punët e Jashtme, Elmar Brok, me kreun e delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë Monica Luisa Macovei, me Raporterin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhe me eurodeputetin Eduard Kukan.

(Në foto: Ministri Bushasti në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s)

(Në foto: Ministri Bushati takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar Evropian për Punët e Jashtme, Elmar Brok)
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com