PRISHTINË - Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati do të zhvillojë të premten një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa.
Vizita zhvillohet një ditë pasi në Prishtinë u njoftua zyrtarisht data e mbajtjes së mbledhjes së dytë të përbashkët të qeverive të Shqipërisë e Kosovës, e cila pason mbledhjen e parë historike në Prizren të 11 janarit 2014.
Kryeministri kosovar, Mustafa në mbledhjen e djeshme të kabinetit qeveritar ka kërkuar nga ministrat që të përshpejtojnë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, cila do të zhvillohet në Shqipëri në 23 mars 2015./ATSH/