Bushati: Terrorizmi dhe emigrantët  
po shoqërohen me frikë dhe panik

Bushati: Terrorizmi dhe emigrantët  <br />po shoqërohen me frikë dhe panik
Në ambjetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme po zhvillohet Konferenca e Ambsadorëve. Të pranishëm në këtë takim janë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm i i Italisë Paolo Gentilioni.

Në fjalët e tij ministri Bushati foIi për dy sfidat që momentalisht po shoqërohen me frikë dhe panik në rajon siç janë terrorizmi dhe emigrantët.

Ministri i kushtoni një pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij diasporës shqiptare.

Ai u shpreh ''përgjegjësitë e ministrisë që unë drejtoj janë sa vijnë dhe shtohen. 1 në 3 shqiptarë jetojnë jashtë vendit. E rëndësishme për ne është të përfshijmë diasporën në proceset zhvillimore të vendit.  Ne kemi zgjeruar shërbimet konsullore duke prezantuar në Itali mundësinë e marrjes së certifikatës aty. Kjo praktikë që ka nisur në Itali do të prezantohet edhe në vende të tjera''. 

Ministri shqiptar u shpreh gjithashtu se pesha që SHBA ka në rajon përben gjithmonë histori suksesi.

Shefi i diplomacisë deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj stabilizues në rajon, duke shprehur sërish tendencën e saj për të pranuar anëtarësimin e fqinjëve në radhët e Aleancës së Atlantikut të Veriut. 

“Shqipëria i ka mbështetur dhe i mbështet aspiratat e vendeve të rajonit që duan të anëtarësohen në NATO. Shqipëria nuk e sheh rolin e tyre si kërcënim, por si komplementar përkrah SHBA dhe BE”, u shpreh Bushati.

Fjalimi i Ministrit Bushati - Konferenca e Ambasadorëve

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?