Nis punimet konferenca "Dipomacia në veprim"
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ne Konferencen e Ambasadoreve Foto A. Dobi
TIRANE 4 Korrik/ATSH/- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi të premten se në themelin e politikës sonë të jashtme qëndron aleanca e pakthyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij, në çelje të punimeve 3 ditore të konferencës "Demokracia në veprim" që nisi në Tiranë, Bushati duke u ndalur në bashkëpunimin rajonal tha se diplomacia jonë duhet të jetë më aktive në pellgun e Adriatikut dhe Jonit.
"Shqipëria është e Mesdheut po aq sa është e Ballkanit. Dua të theskoj faktin se të jetosh në një botë ku gjeografia respektohet e nuk injorohet, do të thotë të kuptosh kufinjtë dhe horizontet që përcaktojnë vendimmarrjet politike", deklaroi Kryediplomati shqiptar.
Ministri theksoi se ndryshimet kanë qënë të jashtëzakoshnshme, sidomos në vendin tonë.
"Procesi i integrimit europian të Ballkanit Perëndimor i ka dhënë rajonit tonë gjithmonë e më tepër sensin e një të ardhme të përbashkët, ç'ka ka nxitur për rrjedhojë frymën e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë", deklaroi Bushati.

Ministri tha se e tillë është edhe forma e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që synon normalizimin e marrëdhënieve në rrugën e vështirë e të gjatë drejt pajtimit. Por, theksoi ai, nuk duhet harruar se sfidat me të cilat është përballur e përballet Ballkani Perëndimor, janë edhe më të vështira.
"Pavarësisht zhvillimeve shumë pozitive të kohëve të fundit, ne jemi larg ribashkimit me kontinentin, pasi duhet pranuar, se ritmet e anëtarësimit janë ngadalësuar, dhe që nga samiti i Selanikut, vetëm Kroacia është anëtare e BE-së", deklaroi Bushati.
Akset e infrastrukturës, shkëmbimet tregtare, njerëzore e kulturore, tha ai, janë ende larg nivelit të dëshirueshëm, që na bën të jemi ende larg ribashkimit të kontinentit.
Përtej rajonit tonë, vijoi Ministri, kriza e Ukrahinës jo vetëm vuri në pikëpyetje efikasitetin e arkitekturës së sigurisë europiane, por nxori në pah nevojën që NATO të ritheksojë angazhimin e saj strategjik për mbrojtjen kolektive të territoreve aleate ." Në këtë kontekst, Shqirëia mbështet pa hezitim politikën e dyerve të hapura dhe rëndësinë e procesit të bashkëpunimit të ristrukturuar të NATO-s me të gjtha vendet e rajonit, në mënyrë që të eleminohen boshllëqet e sigurisë", deklaroi ai.
Shqipëria, nënvizoi ministri Bushati, është pjesmarrëse aktive në procesin e bashkëpunimit rajonal. "Në theel të politikës sonë të jashtme qëndron avancimi i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në rajon", theksoi ai.
Në këtë drejtim, u shpreh ministri Bushati, Shqipëria do të vazhdojë përpjekjet dhe aksionin e saj rajonal e ndërkombëtar për të arritur kushtet e konsensusin e anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale.
"Marrëdhënet e Shqipërisë me Kosovën kanë karakter specifik dhe bashkëpunimi me Kosovën është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike", deklaroi Bushati.
Duke u ndalur në reformën e ndërmarrë në shërbimin e jashtëm, Bushati tha se ajo synon profesionalizmin e shërbimit të jashtëm si dhe racionalizimin e përfaqësimit në përshtatje me prioritet e politikës sonë të jashtme.
Shërbimi diplomatik i jashtëm, vijoi ai, duhet të bazohet tek meritokracie dhe jo tek klientelizmi. Duhet, theksoi ai, të shkëputemi njëherë e mirë nga praktikat e së kaluarës.
"Diplomacia merr kuptim vetëm nëse shërbimi i jashtëm bazohet tek meritokracie, duke shmangur praktikat klienteliste të së kaluarë", tha Bushati.
Sot, vijoi ai, diplomatët nuk e kanë ekskluzivitetin e diplomacisë. Ndaj, theksoi më tej, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për diplomatë profesionistë, sepse vendimet e rëndësishme nuk merren as në takime as në mbledhje, por para tyre dhe midis tyre dhe për këtë, theksoi ai, nevojiten diplomatë vetveprues.
Takimi i këtij viti, tha Bushati, zhvillohet në një situat të re e të rëndësishme në zhvillimet e brendshme dhe të jashtme. 2014 përkon me 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, 70 vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi dhe me 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit.
Ministria e Punëve të Jashtme zhvillon nga data 4-7 korrik Konferencën e Ambasadorëve "Diplomacia në Veprim". Çelja e Konferencës është bërë sot ora 17:30, nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në prezencën e Kabinetit qeveritar, Trupit Diplomatik të Akredituar në Tiranë dhe Ambasadorëve të Shqipërisë në botë. /a.gjonaj/./a.g/